Në Hamas mendohet për ndërprerje të negociatave me Izraelin derisa nuk lirohen të burgosurit palestinez
- Grupi ekstremist palestinez Hamasi mendon t'i ndërpresë negociatat indirekte me Izraelin, njofton DPA.
- Post By Sara Ademi
- 08:07, 24 shkurt, 2025

Gaza/Tel Aviv, 24 shkurt 2025 (MIA) - Grupi ekstremist palestinez Hamasi mendon t'i ndërpresë negociatat indirekte me Izraelin, njofton DPA.
Lideri i lartë i Hamasit Mahmud Mardavi përmes kanalit Telegram tha se grupi nuk do të përfshihet në diskutimet për armëpushim derisa Iuraeli nuk liron rreth 600 të burgosur palestinez të cilët duhet të lirohen të shtunën.
DPA nga qarqet e Hamasit mësoi se së pari duhet të merret një vendim përfundimtar dhe se për momentin grupi po koordinohet me ndërmjetësuesit.
Hamasi të shtunën ua dorëzoi gjashtë pengje përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në Rripin e gazës.
Në këmbim të lirimit të burrave, Izraeli duhej të lirojë më shumë se 600 të burgosur palestinez, duke përfshirë 50 të cilët vuajnë dënim me burg të përjetshëm, kuptohet nga burimet palestineze.
Megjithatë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të shtunën publikoi se e shtyn lirimin e të burgosurve.
Lirimi i tyre është vënë në pritje "derisa nuk sigurohet lirimi i pengjeve në vijim dhe pa ceremoni poshtëruese", citohet në kumtesën e zyrës së Netanjahut, transmetuar nga DPA.
Marrëveshje me disa faza për ndërprerje të armëpushimit, që filloi më 19 janar, parashikon gjatë fazës së parë gjashtëjavëshe, gradualisht të lirohen gjithsej 33 pengje në këmbim të 1.904 të burgosurve palestinezë.
Faza e dytë e marrëveshjes duhet të çojë në përfundimin e luftës dhe lirimin e pengjeve tjera, por nuk dihet nëse ajo mund të zbatohet realisht.
Hamasi dëshiron armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të Izraelit, ndërsa Izraeli insiston në qëllimin e tij ushtarak - shkatërrimin e plotë të Hamasit, Më shumë se 60-të pengje ende mbahen në Rripin e Gazës, rreth gjysma e të cilëve besohet se më nuk janë gjallë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s