• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Hagë vazhdon gjyqi ndaj ish drejtuesve të UÇK-së

Në Hagë vazhdon gjyqi ndaj ish drejtuesve të UÇK-së

Hagë, 19 gusht 2024 (MIA) - Pas një pauze njëmujore, sot para gjykatës speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj katër ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në seancën e cila do të jetë e hapur për publikun, është caktuar dëshmia e një dëshmitari pa masa mbrojtëse i cili do të jetë dëshmitari i 78-të i prokurorisë që nga fillimi i gjykimit më 3 prill të vitit të kaluar.

Këshilli gjyqësor i kryesuar nga gjyqtari amerikan Çarls Smit u dha prokurorëve afat deri në prill të vitit 2025 për të përfunduar paraqitjen e provave kundër të pandehurve, ndërsa prokurorët fillimisht njoftuan se do të kishin më shumë se 300 dëshmitarë, por pas kërkesës së gjyqtarit ata e ulën këtë numër me 100.

Në nëntor të vitit 2020, Gjykata speciale për krimet e luftës në Kosovë paditi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë persekutimin, vrasjen, torturën, zhdukjen me forcë dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës për pavarësi.

Tre nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke përfshirë dy ish kryetarë të Parlamentit përballen me të njëjtat akuza si ish guerilas të UÇK-së.

Të katër akuzohen për “ndërmarrje të përbashkët kriminale në të cilën janë kryer sulme” kundër civilëve serbë në Kosovë dhe shqiptarëve të Kosovës që ishin kundërshtarë politikë të UÇK-së. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR