• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Gjykatën Penale merren në pyetje persona të njohur të Pallços lidhur me vrasjen e Vanjës dhe Panços

Në Gjykatën Penale merren në pyetje persona të njohur të Pallços lidhur me vrasjen e Vanjës dhe Panços

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Shkup lidhur rastin me vrasjen e vanja Gjorqevskës dhe pançe Zhezhoskit sot me propozim të prokurorisë dëshmojnë perosna të njohur të të pandehurit Lupço Palevski.

Dëshmitari Eroll Osman, deklaroi se njihet me Pallçon që nga koha e botimit të gazetës ditore "Global".

"Atëherë jam ftuar nga botuesit e tij që të ndihmoj në botimin e gazetës për shkak se nuk shkonte siç duhet, tha ai, duke shtuar se pasi që është mbyllur gazeta kanë mbajtur komunikim dhe kanë qenë miq.

Sipas dëshmisë së tij, ata kanë në kontakt edhe vitin e kaluar, kur Osmani e ka kërkuar për servis të një kaldaje.

I pyetur nëse e ka kontaktua Palevski më 27.11.2023 u përgjigj se po.

"E kam kërkuar në Fejsbuk edhe rreth orës 11 e diçka të mbrëmjes, mu përgjigj se do të vijë nesër në mëngjes dhe sërish kontaktuam në mëngjes se vjen dhe konfirmoo se do të vijë në orën 11 dhe do ta rregullojë kaldajën", thotë dëshmitari.

I pyetur, cili ka qenë arsyetimi për shkakun që nuk ka ardhur më 27.11.2023 u përgjigj se Pallço i ka thënë se është i ftohur.

"Më 28.11.2023 ishte mirë me shëndetin. Biseduam, nuk përmendi asgjë lidhur me ditën e kaluar. Sjellja e tij plotësisht normale", tha Osman.

Shtoi se Pallço ka ardhur tek ai, me, siç tha, "një automjet të bardhë, franceze, pikap, vura re se ishte e goditur dera nga ana e shoferit".

I pyetur nëse i ka thënë se planifikon të shkojë për mjekim, është përgjigjur se jo.

"Jo. E di se dy vitet e fundit ka pasur probleme me boshtin kurrizor, por megjithatë nuk më ka përmendur një gjë të tillë", tha ai.

Dëshmitari pohoi se nuk ka vërejtur se Pallço mban armë dhe tha se nuk kanë komunikuar kurrë përmes radio-lidhjeve.

Dëshmitari Llambe Buçkov tha se e njeh Pallçon më shumë se 20 vite.

"Në periudhën kur është je mi njoftuar kam qenë i punësuar në MPB, ai është marrë me ndërtimtari", tha ai.

I pyetur çfarë bashkëpunimi kanë vendosur, u përgjigj se ajo ka filluar nga fundi i vitit 2011.

"Bashkëpunimi ynë filloi në fund të vitit 2011-2012 kur Lupço Palevski kërkoi, duke e ditur se miku im është një nga njerëzit më të pasur, të investojë në përfundimin e ndërtesës Tifani. Bashkëpunimi ka filluar me sukses, objekti ka përfunduar dhe ka filluar të funksionojë", tha dëshmitari.

Shtoi se edhe më vonë bashkëpunuar.

"Kemi vazhduar të bashkëpunojmë edhe më vonë, ai i ka ofruar lokacionet që i kishte marrë në Komunën Qendës, nëse dëshiron miku im t'i blejë dhe të fillojë të ndërtojë ndërtesë. Është bërë kontratë, është transmetuar, por deri më sot nuk ka miratiam për ndërtim", tha ai.

Theksoi se Pallços i është Dhënë paradhënie prej 15.000 erove, të cilat pasi që kanë parë se kontrata nuk mund të realizohet, ia ka kërkuar prap, por ai nuk ia ka kthyer.

"Nga shtatori i vitit 2022 unë kam flluar intensivisht të shihem me Pallçon dhe i kam thënë se duhet të kthehen paratë që janë dhënë, për shkak se nga lokacionet dhe nga puna nuk ka asgjë. Unë ka kontaktuar me të 2-3 herë në javë dhe i kam shkuar te selia e partisë, kurr vet, ndonjëherë me ndonjë mik timin, në të gjitha lokacionet e seisë", tha ai.

I pyetur nëse Palevski i është përgjigjur mesaheve të tij, tha po.

"Më tha se pret disa mjete financiare dhe se do të mi kthejë paratë, saherë që je mi parë. Kjo është zvarritur për shkak se se edhe atë dikush e ka gënjyer", tha dëshmitari Buçkov.

Dëshmitari është pyetur nëse e njeh ndonjë nga të pandehurit, me ç'rast theksoi se e ka takuar Vllatko Keshishovin në selinë e partisë, herën e fundit kur e ka parë Keshishov më ka thënë se Pallço është në rrugë.

"Me Lupço Paëevskin herën e fundit kam komunikuar në maujin dhjetor të dielën, më ka telefonuar nga Turqia. Më tha se ka shkuar në Turqi me punë", tha dëshmitari.

Shtoi se Pallço i ka thënë se ka dashur që të kthehet në Maqedoni dhe se Keshishov i ka thënë se e kërkon policia.

I pyetur nëse më 1.12.2023, ka biseduar me Palevskin, u përgjigj po.

"Folëm në Viber dhe Uatsap, më tha se donte të shkonte në Maqedoni, por kishte rregulluar takime në Bullgari dhe Turqi dhe se donte të vinte këtu, gjoja i ka thënë Vlatkos, "jepni policisë gjithçka që duan". Kur më tha se donin të merrnin një veturë, unë i thashë që nuk keni bërë asnjë përplasje, ai m’u përgjigj "jo, një veturë e tillë është parë diku ku është zhdukur një vajzë", tha dëshmitari.

I pyetur nëse kishte dëgjuar nga Pallço kur ishte në Turqi, ai u përgjigj po.

"Më telefonoi nga numri i tij në Viber të dielën rreth drekës. Ai më tha se është në Turqi në Stamboll dhe se do të niset të hënën në mëngjes dhe do të vijë në Maqedoni për të sqaruar se çfarë kërkojmë", tha ai.

I pyetur si ka qenë gjendja e tij financiare në periudhën derisa janë njohur, u përgjigj se ka pasur shumë para. 

"Njeriu kishte shumë para dhe të gjithë rreth tij kishin para, megjithatë filluan të ndodhnin disa gjëra, të jenë kundër tij elita polirike dhe të mos i ecin punët siç duhet", tha ai.

I pyetur nëse njihet me anëtarë të famijes së Palevskit, au u përgjigj se është njoftuar me vëllaun e tij dhe e ka parë nënën e tij.

Tha se e a ditur se Pallço ka disa lloje të armëve, por megjithatë, siç theksoi nuk i ka parë asnjëherë.

I pyetur se çka i ka thënë Pallço kur e ka telefonuar nga Beogradi, u përgjigj se i ka thënë se ka takime.

"Më tha se ka caktuar një takim në Sofje, më pas shkon drejt Turqisë. Në Bullgari një takim me një parti politike lidhur me zgjedhjet. Edhe në Turqi po vijnë zgjedhjet, tha ai, diçka duhet bërë. Kur u publikua gjithçka, thirra një zyrtar të lartë të policisë, i thashë se isha në kontakt me Pallçon dhe i njoftova se isha në dispozicion për të sjellë atë, askush nuk më kontaktoi. Për gjashtë muaj më ndjekin në stacionet bazë, ku shkoj dhe çfarë kërkoj", tha dëshmitari.  

Dëshmitari është pyetur edhe nga i pandehuri Lupço Palevski, lidhur me marrëveshjen për vendet e lëshuara në Qendër.

I pyetur nëse Pallço është i detyruar t'i kthejë paratë, dëshmitari u përgjigj se ai me gojë ka thënë se nëse nuk përfundohet puna do t'i kthejë paratë.

Në vazhdimin e gjykimit duhet të dëshmojë edhe dëshmitari Stefan Dimovski, personi që e ka transportuar Pallçon nga Beogradi deri në Turqi, për të cilin gjithashtu zhvillohet procedurë.

Në seancat e kaluara kanë dëshmuar nëna e Vanjës, vajza e Zhezhoskit dhe bashkëshorti i saj, si dhe më shumë persona të përfshirë në hetimin për dy vrasjet, mes të cilëve inspektorë dhe anëtarë të partisë politike "E Djathta". Në seancën e fundit është marrë në pyetje familja e babait të Vanjës. 

Në seancën e parë të mbajtur i pandehuri Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata kanë planifikuar së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Ndërsa, rrëmbimi i të lënduarit Pançe Zhezovski në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojë t'ua japë automjetin e tij "Citroen" për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit do të zhvillohet procedura veçmas.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Jaklina Krstevska. mb/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR