• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Gjykatën Penale janë marrë në pyetje një dëshmitar dhe një ekspert për rastin me Muhamed Zeqirin, gjykimi vazhdon më 27 prill

Në Gjykatën Penale janë marrë në pyetje një dëshmitar dhe një ekspert për rastin me Muhamed Zeqirin, gjykimi vazhdon më 27 prill

Shkup, 23 prill 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Publike Shkup ka vazhduar gjykimi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeveisë, Muhamed Zeqiri, i cili ngarkohet për "keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit", gjykim, i cili për shkak të kalimit të një periudhe më të gjatë dhe ndryshim të anëtareve të Këshillit gjykues, sot formalisht ka filluar nga fillimi.

Pasi që i pandehurit u prononcua sërish si i pafajshëm, ndërsa gjykimi vazhdoi me procedurë dëshmuese, në të cilën prokuroria fomalisht i ka nxjerrë dëshmitë materiale, të cilat janë nxjerrë edhe më parë, ndërsa janë pjesë e aktit të prokurorisë, janë pyetur edhe një dëshmitar edhe një ekspert me propozim të Prokuororisë

Dëshmitari Petko Dimitrov, drejtues i kompanisë "Prajs Uoterhaus Kupers" ka dëshmuar për mënyrën e lidhjes së marrëveshjes tripalëshe me Qeverinë dhe kompanitë "Interfajnëns" nga Kroacia dhe "Interholding" SHPK Shkup.

I pyetur nëse kjo ofertë e Qeverisë ka qenë në kuadër të një procedure të caktuar për furnizime publike ose nëse kanë marrë pjesë në një procedurë të këtillë lidhur me lëndën e marrëveshjes, të cilën e kanë lidhur, ai u përgjigj se si komnpani nuk kanë pasur qasje në atë nëse ftesa është pjesë e procedurës konform Ligjit për furnizime publiike.

Ne si kompani nuk kemi asnjë pasqyrë nëse ftesa është pjesë e procedurës sipas Ligjit për prokurim publik. Por kur është dorëzuar oferta jonë, ne kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që do të nevojiteshin, nëse procedura do të ishte në përputhje me Ligjin për prokurim publik, tha ai.

I pyetur nëse e di se kush e ka nënshkruar në emër të Qeverisë, ai është përgjigjur se nuk e mban mend nëse në kohën kur ka nënshkruar marrëveshjen, ajo ka qenë e nënshkruar edhe nga Qeveria.

Për arsyen e lidhjes së marrëveshjes, ai është përgjigjur se ka ardhur për shkak të nevojës për ekspertë të jashtëm të cilët, siç tha ai, janë siguruar përmes kompanisë “Interfajnëns” nga Kroacia.

I pyetur se si ka shkuar pagesa nga Qeveria dhe Sekretariati i përgjithshëm me kompaninë e tyre, ai është përgjigjur se është bërë në përputhje me kontratën e lidhur

Lidhur me pyetjen se a iu është paguar e gjithë shuma e dakorduar, dëshmitari është përgjigjur se, sipas njohurive të tij, nga gjashtë fatura, njëra nuk është paguar.

Mbrojtja e të pandehurit bëri pyetje të kryqëzuara nëse puna e kryer prej tyre, e dhënë në ofertën e Qeverisë, është bërë me profesionalizëm, nëse paratë e paguara i përgjigjen punës së tyre reale dhe nëse çmimi i shërbimeve të dhëna në ofertën nga Qeveria ishte një çmim tregu, pyetje, të cilave dëshmitari u përgjigj po.

I pyetur nëse nga ana e organeve të jurisprudencës nuk është paguar asnjë dobi pronësore nga "Prajs uoterhaus Kupers", ai u përgjigj jo.

I akuzuari Muhamed Zeqiri pyeti nëse e njihnin personalisht dëshmitarin, ndërsa dëshmitari u përgjigj se nuk njiheshin.

Në seancën e sotme eksperti i ekonomisë, Kiro Kostov, dëshmoi për mënyrën, qëllimin dhe shumat e pagesave të përfshira në kontratë.

Prokuroria e ngarkon Zeqirin se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022 në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa zbatuar furnizim publik, ka kontraktuar marrëveshje për shërbime konsulente me një kompani në vlerë të përgjithshme prej thuajse një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro nga 795.000 eurot e dakorduara paraprakisht.

Procesin e drejton gjykatësja Fanka Jançulleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Katerina Kolaeviq.

Gjykimi vazhdon më 27 prill me nxjerrjen e dëshmive nga ana e mbrojtjes. mb/

Foto: Arkivi i i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR