• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në gjykatën më të lartë të KB-së filloi seanca për okupimin izraelit

Në gjykatën më të lartë të KB-së filloi seanca për okupimin izraelit

Hagë, 19 shkurt 2024 (MIA) - Në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) në Hagë sot filloi seanca, e shënuar si historike, për okupimin izraelit të territorit palestinez, në periudhë lufte mes Izraelit dhe Hamasit.

Pesëdhjetë e dy vende do të marrin pjesë në seancën gjashtëditore në Hagë, që është shumë më tepër se në cilin do rast tjetër.

Në vitin 2022, Asambleja e Përgjithshme e KB-së kërkoi mendim këshilldhënës për okupimin dhe tani nga 15 gjykatësit kërkohet t'i shqyrtojnë "pasojat juridike nga shkelja e vazhdueshme e së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje nga ana e Izraelit, për shkak të okupimit të gjatë, popullimit dhe anektimit të terrritorit të okupuar palestinez prej vitit 1967".

Rasti i sotëm është i ndarë nga seanca e mbajtur në janar për shkak të aktakuzës së Afrikës Jugore se Izraeli kryen gjenocid në luftën kundër Hamasit, shkaktuar nga sulmet e ekstremistëve palestinezë nga Gaza në jug të Izraelit më 7 tetor.

Atëherë gjykata nuk e urdhëroi Izraelin ta ndërprejë fushatën ushtarake siç kërkonte Afrika Jugore, por urdhëroi të parandalohet gjenocidi ndaj pekstinezëve në Gazë.

Izraeli tashmë bëri me dije se nuk do ta pranojë aktvendimin e gjykatës më të lartë të KB-së, ndërsa kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu në platformën X kumtoi: "Askush nuk do të na ndalojë - as Haga, as boshti i së keqes, as kushdo tjetër".

Seanca e sotme lidhur me Bregun Perëndimor filloi me fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Administratës palestineze, e cila udhëheqë me disa pjesë të atij territori palestinez, Riad al Maliki.

"Qeveritë izraelite vazhdimisht i jepnin popullit palestinez vetëm tre opsione, zhvendosje, nënshtrim apo vdekje", tha Maliki.

"Por, populli ynë është këtu për të mbetur, ai ka të drejtë të jetojë në liri dhe dinjitet në vendin e të parëve të tyre. Ai nuk do të heqë dorë nga ajo e drejtë", shtoi shefi i diplomacisë palestineze.

Përfaqësues të vendeve të ndryshme do të marrin pjesë në diskutim dhe do t'i paraqesin qëndrimet e veta prej nesër. Por, nuk është planifikuar të flasin përfaqësuesit e Izraelit, por ata do të japin mendimin e tyre me shkrim.

Izraeli i pushtoi Bregun Perëndimor, Jerusalemin lindor dhe Gazën në Luftën gjashtëditëshe në vitin 1967.

Jerusalemi lindor u anketua në mënyrë të njëanshme, ndërsa armata izraelite i tërhoqi ushtarët e vet dhe i evakuoi kolonët hebraik nga Gaza, por me vite e mbante nën bllokadë pothuajse të plotë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR