• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Gjermani sot fillojnë bisedimet për formimin e një koalicioni qeverisës

Në Gjermani sot fillojnë bisedimet për formimin e një koalicioni qeverisës

 Berlin, 28 shkurt 2025 (MIA) - Konservatorët nga blloku CDU/CSU, të cilët fituan më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani, sot do të fillojnë bisedimet me Socialdemokratët (SPD) për formimin e një koalicioni të mundshëm, deklaruan burime nga të dyja taboret.

Lideri i Unionit Demokristian (CDU), Fridrih Merc, i cili duhet do të bëhet kancelari i ri, paraprakisht deklaroi se dëshiron  të formojë qeveri deri për Pashkë, më 20 prill, por socialdemokratët theksuan disa mosmarrëveshje për formimin e "koalicionit të madh" të tyre të pestë. 

 Në takimin e parë priten nga nëntë përfaqësues nga secila palë, përmbajtja e të cilit nuk do të bëhet e ditur pasi kanë arritur një marrëveshje konfidencialiteti.

Këto bisedime janë hapi i parë përpara negociatave të koalicionit, të cilat mund të zgjasin me muaj. 

"Bota po na pret, punët edhe më tej po ndryshojnë", tha Merci të hënën, i vendosur që "të ketë bisedime konstruktive, të mira dhe të shpejta me socialdemokratët". 

 Merci përmendi tre pika si prioritete në bisedime: politikën e jashtme dhe të sigurisë, "çështjen e pazgjidhur të migracionit" dhe situatën ekonomike.

Blloku konservator fitoi 28,6 për qind të votave në zgjedhje dhe Merci deklaroi menjëherë se nuk dëshiron  një koalicion me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli e dyta me 20,8 për qind të votave. 

Social demokratët janë të tretët me rreth 16 për qind të votave, një humbje e madhe për partinë e ish-kancelarit Olaf Sholc. 

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR