• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Gjermani sivjet pritet që numri i emigrantëve ilegal të jetë më i larti që nga viti 2016

Në Gjermani sivjet pritet që numri i emigrantëve ilegal të jetë më i larti që nga viti 2016

Berlin, 22 tetor 2023 (MIA) - Numri i emigrantëve ilegal në Gjermani sivjet pritet të jetë më i larti që nga kriza e emigrantëve në vitin 2016, njofton DPA, duke u thirrur në të dhëna zyrtare.

Muajin e kaluar, policia federale regjistroi 21.366 persona të cilët hyrën ilegalisht në vend - dyfishi i numrit nga korriku, kur numri ka qenë 10.714. Shifrat mujore janë më të lartat që nga shkurti i vitit 2016, kur 25.650 persona kaluan ilegalisht kufirin. Në kulmin e krizës së refugjatëve të shkaktuar nga lufta civile në Siri, pothuajse 112.000 njerëz ilegalisht kanë hyrë në Gjermani.

Sivjet pritet të arrijnë edhe më shumë emigrantë pa dokumente, duke pasur parasysh faktin se nga janari deri në shtator numri ka arritur tashmë në 92.119.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR