• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Gjermani ka ndërruar jetë një 18-vjeçar nga lëndimet nga kapsollat, 15 policë janë lënduar, ndërsa 300 protestues janë arrestuar

Në Gjermani ka ndërruar jetë një 18-vjeçar nga lëndimet nga kapsollat, 15 policë janë lënduar, ndërsa 300 protestues janë arrestuar

Berlin, 1 janar 2024 (MIA) - Të paktën 15 policë janë lënduar në natën e vitit të ri në një fishekzjarr në Berlin, ndërsa rreth 300 protestues janë arrestuar, prej të cilëve shumica për shkelje të Ligjit për shpërthime, shkruan gazeta gjermane "Bild".

Gazeta thekson se në Gorni Pallatinatu, në Bavari, një 18-vjeçar ka ndërruar jetë nga lëndimet të cilat i kishte marrë nga kapsollat, shkruan gazeta.

Në Berlin u përsërit skenari i vitit të kaluar kur shpërthyen trazira në të cilat protestuesit përdorën kapsolla dhe raketa për fishekzjarre, ndërsa policia gjermane denoncoi një seri sulmesh ndaj pjesëtarëve të Ndihmës emergjente, por edhe mbi qytetarët e zakonshëm. 

Edhepse policia vlerësoi se Nojkelln, një nga 12 rajonet e Berlinit, do të jetë pika më e madhe e fokusit, u tregua se rajoni para kuvendit të qytetit në afërsi të Aleksandarpllac u bë vend i konflikteve të ndërsjella, ku rreth 500 persona, kryesisht të rinj mes vete ishin sulmuar me kapsolla dhe raketa të cilat i kishin hedhur në turmë. 

Ishin sulmuar edhe policë, ndërsa janë evidentuar edhe disa arrestime. Në spitalet në Berlin janë pranuar 10 persona me lëndime të rënda nga mjetet piroteknike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR