Në Gazë ka hyrë në fuqi armëpushimi katërditor ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
- Armëpushimi katërditor ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, që të mundësohet lirimi i pengjeve në Rripin e Gazës në këmbim të të burgosurve palestinezë, ka hyrë zyrtarisht në fuqi në mëngjesin e sotëm në orën 07 sipas kohës lokale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:18, 24 nëntor, 2023

Gazë, 24 nëntor 2023 (MIA) - Armëpushimi katërditor ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, që të mundësohet lirimi i pengjeve në Rripin e Gazës në këmbim të të burgosurve palestinezë, ka hyrë zyrtarisht në fuqi në mëngjesin e sotëm në orën 07 sipas kohës lokale.
"Pauza humanitare", e rënë dakord nën mbështetjen e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, vjen pasi lufta midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas hyri në ditën e saj të 49-të.
Lirimi i parë i pengjeve (13 gra dhe fëmijë) pritet rreth orës 16 sipas kohës lokale.
Për kohëzgjatjen e armëpushimit do të lirohen 50 pengje në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë.
Foto: Arkivi i MIA-s