• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në Gazë sot kanë hyrë vetëm 36 kamionë me ndihmë humanitare, nevojiten të paktën 600

Në Gazë sot kanë hyrë vetëm 36 kamionë me ndihmë humanitare, nevojiten të paktën 600

Gazë, 3 gusht 2025 (MIA) - Në Gazë sot kanë hyrë vetëm 36 kamionë me ndihmë humanitare, paralajmëruan autoritetet palestineze, duke theksuar se nevojiten të paktën 600 kamioonë me ndihmë në ditë dhe se nevojat e popullatës po përkeqësohen.

Sipas informatave të zyres për mediume të Qeverisë palestineze në Gazë, pjesa më e madhe e ndihmës humanitare është grabitur dhe vjedhur si rezultat i kaosit, të cilin okupimi izraelit në mënyrë sistematike dhe me qëllim po e thellon, njofton Skaj Njuz.

Në kumtesë bëhet thirrje për hapje urgjente të venkalimeve, si dhe hyrje të sasisë së mjaftueshme të ndihmës dhe qumështit për foshnje, ndërsa në mënyrën më të ashpër dënohet vazhdimi i krimeve të kryera me uri të popullatës. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR