• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Në Francën veriore vërshohen shtëpi dhe tokë

Në Francën veriore vërshohen shtëpi dhe tokë

Paris, 10 nëntor 2023 (MIA) - Reshjet e pandërprera të shiut në ditët e fundit në veri të Francës shkaktuan vërshime të lumenjve, janë përmbysur shtëpi dhe tokë bujqësore dhe imponuan evakuimin e popullatës vendase.

Më shumë se 100 vendbanime janë në gjendje gatishmërie, ndërsa rreth 200 shkolla në rajon janë mbyllur. Ekipet e shpëtimit duhet të evakojnë edhe bagëtinë.

Ministri i Mjedisit Jetësor Kristof Beshu tha se do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dhjetëra vendbanime për t'ua lehtësuar pronarëve të pronave të dëmtuara banesore dhe bizneseve që të aplikojnë për kompensim nga kompanitë e sigurimit. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR