• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Francë vazhdon greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Në Francë vazhdon greva e kontrollorëve të trafikut ajror
 
Paris, 31 mars 2023 (MIA) - Aviacioni civil francez ka kërkuar nga kompanitë ajrore që të hënën dhe të martën të anulojnë 20 për qind të fluturimeve të tyre në disa aeroporte, për shkak të vazhdimit të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror që protestojnë kundër reformave të pensioneve.

Anulimet paraprake do të zbatohen për 20 për qind të fluturimeve në Francë të hënën dhe të martën në aeroportet e Marsejës dhe Bordo, ndërsa aeroporti Orli i Parisit gjithashtu është prekur nga masa, kumtoi Autoriteti i Aviacionit Civil.

Është kërkuar zvogëlimi i numrit të fluturimeve në aeroportet në Tuluz dhe Bordo gjatë ditës së nesërme, ndërsa të dielën në Nant.

“Edhe krahas masave parandaluese, megjithatë mund të priten ndërprerje dhe vonesa”, thuhet në kumtesën.

Asociacioni kryesor i kompanive evropiane, Erlajns për Europl, i kërkoi Komisionit Evropian këtë javë që të ndërhyjë për të siguruar fluturime mbi territorin francez në rast të një greve të kontrollit të trafikut ajror. ls/



QËNDRONI TË LIDHUR