• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Francë paralajmërohen 250 tubime, priten ndërmjet 600.000 dhe 900.000 protestues

Në Francë paralajmërohen 250 tubime, priten ndërmjet 600.000 dhe 900.000 protestues

Paris, 18 shtator 2025 (MIA) - Në Francë, për sot janë paralajmëruar 250 tubime me rastin e Ditës së mobilizimit social, ndërsa sipas mediave franceze, priten midis 600.000 dhe 900.000 protestues në gjithë vendin. 

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, pritet të protestojnë në Paris midis 50.000 dhe 100.000 persona. 

Sindikatat paralajmëruan pjesëmarrje masive të punonjësve në arsim, studentëve, punonjësve të transportit, shoferëve të taksive dhe punëtorëve të industrisë, ndërsa gati 80.000 policë do të vendosen për të siguruar rendin publik dhe për të parandaluar trazirat. 

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bruno Rejtajo, herët këtë mëngjes, njoftoi për një "tentativë për bllokadë" në rajonin e Parisit, veçanërisht në stacionet e autobusëve në Obervillie dhe Sen-Deni. 

Ndërprerje në transportin publik u raportua në disa qytete të mëdha në të gjithë vendin, duke përfshirë Lionin (tramvaj, autobusë), Marsej (autobusë), Lil (metro, tramvaj, autobusë), Tuluz (metro, autobusë), Bordo (tramvaj, autobusë), Nant (tramvaj, autobusë) dhe Strasburg (tramvaj, autobusë), njoftuan mediat franceze. 

Dita e mobilizimit social u paralajmërua në fund të gushtit si përgjigje e masave për kursimin e buxhetit të vazhduara nga ish ministri i Financave, Fransos Bajru. 

Këto masa kanë ngjallur rezistencë nga sindikatat, të cilat shprehin pakënaqësi me reduktimin e të drejtave sociale. 

Në protestën e mëhershme e mbajtur më 10 shtator, mblodhi gjithsej 197.000 persona, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR