• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Francë arrestohen 48 persona për përdorimin e pornografisë së fëmijëve, mes tyre edhe disa zyrtarë lokalë

Në Francë arrestohen 48 persona për përdorimin e pornografisë së fëmijëve, mes tyre edhe disa zyrtarë lokalë
Paris, 16 nëntor 2022 (MIA) – Dyzet e tetë persona të dyshuar për shkarkim dhe shikim masiv të imazheve dhe videove me pornografi për fëmijë, janë arrestuar dje dhe sot në Francë. Në mesin e tyre ka zyrtarë lokalë dhe persona që punojnë në kontakt me të miturit e rinj, njoftoi korrespondenti i MIA-s. Këta persona janë arrestuar në të gjithë territorin e Francës, gjatë një operacioni të koordinuar nga OCRVP (Zyra Qendrore për Ndalimin e Dhunës ndaj Personave), mësoi Francinfo nga burime policore. Aktualisht të arrestuarit ndodhen në paraburgim. Objektivi ishin personat e dyshuar për përdorim masiv të pornografisë së fëmijëve, ndonjëherë me përmbajtje “veçanërisht të dhunshme”, thekson burimi policor. Të gjithë të arrestuarit janë burra, kryesisht rreth të dyzetave. Më i riu është 26 vjeç, më i madhi 79 vjeç. Të gjitha kategoritë sociale janë të prekura: të zgjedhurit, punëtorët, drejtuesit, por edhe pensionistët. Përveç dyshimeve për përdorimin e pornografisë së fëmijëve, qëllimi i hetuesve gjatë ndalimit policor është të zbulojnë nëse disa nga këta burra ishin të aftë për të ndërmarrë veprime dhe kështu mund të ishin objektiv i ndjekjes penale për krimet e fëmijëve. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR