• e premte, 22 nëntor 2024

Në Florida ka hyrë në fuqi ndalesa për abort pas gjashtë javëve shtatzani

Në Florida ka hyrë në fuqi ndalesa për abort pas gjashtë javëve shtatzani

Xheksonvil, 1 maj 2024 (MIA) - Në Florida sot ka hyrë në fuqi ligji i ri që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni kur shumë gra ende mund të mos e dinë që janë shtatzënë. Disa mjekë kanë shprehur shqetësimin se gratë nuk do të kenë më qasje në kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Lea Roberts, endokrinologe riprodhuese dhe specialiste e fertilitetit nga Boka Fertiliti, thotë se ligjet kundër abortit të miratuara nga Florida dhe shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët po shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë shkencën mjekësore.

Rregullat nuk prekin vetëm gratë që duan aborte për shkak të zgjedhjes personale, por edhe shtatzënitë e paqëndrueshme për gratë që duan të kenë fëmijë.

Ndalimi i ri përjashton ndalimin e aborteve kur flitet për shpëtimin e jetës së një gruaje, si dhe në rastet që përfshijnë përdhunim dhe incest.

Roberts tha se ajo është e shqetësuar se kufizimet do të nxisin mjekët veteranë të largohen nga Florida, siç kanë bërë në shtetet e tjera që kanë miratuar ndalimin e abortit.

“Ne do të kemi më pak qasje në kujdesin për popullatën tonë të përgjithshme, edhe nëse është vetëm kujdesi bazë i maternitetit dhe kujdesi normal gjinekologjik sepse njerëzit po largohen”, deklaroi Roberts.

Përveç kësaj, gratë do të duhet të udhëtojnë larg shtëpisë për të kryer abort.

Gjykata e Lartë e Floridës, me pesë nga shtatë anëtarët e saj të emëruar nga guvernatori republikan Ron DeSantis, vendosi muajin e kaluar në mbështetje të ndalimit të shumicës së aborteve pas 15 javësh të shtatzënisë, gjë që hapi rrugën për ndalimin e abortit gjashtëjavor. Ndalimi 15-javor, i nënshkruar nga DeSantis në vitin 2022, ishte zbatuar edhe gjatë kohës sa po kundërshtohej në gjykatë. Ndalimi gjashtëjavor, i miratuar nga legjislativi një vit më vonë, u shkrua në atë mënyrë që të mos hynte në fuqi deri në një muaj pas miratimit të ligjit të vitit 2022.

Shumica e shteteve të kontrolluara nga republikanët kanë miratuar ndalime ose kufizime për abortet që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi “Ro kundër Uejd” në qershor të vitit 2022. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR