• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në fazë përfundimtare projekti për transport më të shpejtë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë

Në fazë përfundimtare projekti për transport më të shpejtë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë

Strugë, 7 korrik 2023 (MIA) - Në fazë përfundimtare është realizimi i projektit "One stop shop" në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, informoi sot drejtori i Drejtorisë doganore Stefan Bogoev, pas takimit me kolegun e tij shqiptar Genti Gazheli.

Sipas tij, momentalisht punohet në vendosjen e infratsrukturës adekuate, me çka formalitetet doganore mes dy shteteve do të realizohen vetëm me një ndalesë. Kjo do të thotë lehtësim të tregtisë, transportit dhe qarkullimit më të shpejtë të udhëtarëve.

"Momentalisht në Drejtorinë doganore në përgatitje me projekte për rritjen e numrit të korsive dhe automatizimin e vendkalimit kufitar me mbështetje të Qeverisë dhe mjete financiare të siguruara nga Banka Botërore dhe IPA fondet. Të gjitha këto aktivitete janë në drejtim në përfundimit më të shpejtë të procedurave doganore, uljes ë shpenzimeve dhe përmirësimin e konkurrencës së kompanive vendore në tregun ndërkombëtar, si dhe për integrimin më të shpejtë të shtetit tonë në Bashkimin Evropian", theksoi Bogoev.     

Në këtë pikë kufitare, përkujtoi se është vendosur korsi prioritare për të gjitha mjetet e transportit nga vendet e Ballkanit të Hapur, për mallrat që kalojnë nëpër korridoret e gjelbra, si dhe për kompanitë që kanë certifikatë të operatorit ekonomik të autorizuar nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, për të cilat më parë ishte përfunduar procesi për njohje reciproke në kuadër të CEFTA-s.

Realizimi i projektit "One stop shop”, sipas Drejtorisë doganore të Shqipërislm Gazhali, do ta përmirësojë jetën dhe biznesin jo vetëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë.

"Këtu jemi sot që të gjejmë zgjidhje dhe ta vëmë në funksion këtë projekt shumë të rëndësishëm, i cili do të prosperojë dhe do ta avancojë biznesin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut", tha Gazheli.

Intervenimet infrastrukturore pritte të përfundojnë për disa muaj pas së cilës do të fillojë implementimi i projektit për kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në vendklaimin kufitar Qafë Thanë. Ideja për vendosje të "One stop shop" në Qafë Thanë ka filluar në vitin 2018, ndërsa protokollet për implementimin e projektit ishin nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar. mb/

Foto: MIA

Video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR