• e diel, 22 dhjetor 2024

Në epideminë e etheve Denga në Mali kanë vdekur 21 persona, janë regjistruar 600 raste të reja

Në epideminë e etheve Denga në Mali kanë vdekur 21 persona, janë regjistruar 600 raste të reja

Bamako, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Në epideminë e etheve Denga në Mali, kanë vdekur 21 persona, ndërsa ka më shumë se 600 raste të reja, njoftuan sot autoritetet në atë vend afrikanoperëndimor.

Ethet Denga është infeksion virusal, që përhapet përmes mushkonjave dhe e cila shkakton dhimbje të ngjashme me gripin, ndërsa në raste të vështira mund të shkaktojë dhimbje të nyjeve, tiroide të enjtura, gjakderdhje e rëndë dhe vdekje.

Qeveria e Malit ende zyrtarisht nuk ka publikuar asnjë informacion për sëmundjen, as nëse kanë kërkuar ndihmë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në Mali, ku grupet e armatosura janë të ndërlidhura me Al Kaedën dhe Shtetin islamik luftojnë me shtetin, ndërsa ka edhe numër të madh të personave të shpërngulur, epidemia e Etheve Denga e përkeqëson situatën humanitare.

Persona zyrtarë në Mali kanë deklaruar se ethet janë paraqitur edhe në Burkina Fakos dhe Senegal.

OBSH-ja publikoi numër rekord të rasteve të Denga këtë vit në Bangladesh dhe në Amerikë, ku janë paraqitur më shumë se 300 mijë raste.

Shkencëtarët vlerësojnë se çdo vit ka rreth 96 milionë raste të infeksioneve me Denga në botë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR