• e mërkurë, 26 qershor 2024

Në Egjipt tubim i ithtarëve të Sisit të cilët kërkojnë mandat të tretë

Në Egjipt tubim i ithtarëve të Sisit të cilët kërkojnë mandat të tretë

Kajro, 2 tetor 2023 (MIA) - Disa mijë ithtarë të presidentit egjiptian, Abdel Fatah el-Sisi u tubuan sot në Kajro dhe kërkuan mandat të tretë për presidentin i cili është në pushtet prej vitit 2013, kur e rrëzoi nga pushteti Mohamed Morsin.

Demonstruesit e tubuar në sheshet e Kajros mbajnë pllakate me shkrimin "Po për stabilitet".

Sisi akoma zyrtarisht nuk është deklaruar nëse do të jetë kandidat në zgjehdjet presidenciale të caktuara për në dhjetor.

"Të gjithë dolëm për ta mbështetur presidentin Sisi dhe projektet e tij të mëdha, nuk ka asgjë më mirë për të ardhmen tonë", deklaroi njëri prej protestuesve.

Sisi fitoi në zgjedhjet në vitet 2014 dhe 2018, me 96 de 97 për qind të votave pasi e shtypi opozitën me represion.

Me revizion të Kushtetutës në vitin 2019, Sisi mund të kandidojë për herë të tretë, ndërsa mandati është vazhduar prej katër në gjashtë vite. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR