• e diel, 22 dhjetor 2024

Në dy sulme ajrore ndaj Sirisë u vranë 15 persona

Në dy sulme ajrore ndaj Sirisë u vranë 15 persona

Damask, 14 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona u vranë në dy sulme ajrore të Izraelit në afërsi të kryeqytetit sirian Damask.

Gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën në dy ndërtesa banesore, njoftoi agjencia gazetareske shtetërore siriane SANA.

Cak i sulmit ishte një zyrë e grupit grupit palestinez Xhihadi islamik.

SANA publikoi se në Siri është aktivizuar mbrojtja kundërajrore sepse "armiku" ka sulmuar gjithë jugun e qytetit Homs, por pa detaje shtesë.

Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore ndaj anëtarëve të Hezbollahut libanez në Siri dhe zyrtarëve të grupeve tjera të mbështetura nga Irani. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s


  

QËNDRONI TË LIDHUR