• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në dy sulme ajrore izraelite mbi Gazë gjatë natës u vranë 30 palestinezë

Në dy sulme ajrore izraelite mbi Gazë gjatë natës u vranë 30 palestinezë

Rafa, 13 janar 2024 (MIA) - Më shumë se 30 palestinezë, përfshirë edhe fëmijë të vegjël, janë vrarë në dy sulme ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës gjatë natës, njoftuan autoritetet palestineze.

Në një xhirim në mediat sociale shihet se si shpëtimtarët e mbrojtjes civile në Gazë kërkojnë përgjatë rrënojave të shtëpive në qytetin Gazë, duke përdorur drita të dorës. 

Në një prej tyre shihet edhe si shpëtimtarët me batanije bartin një vajzë të re me plagë në fytyrë dhe dy fëmijë të cilët sipas gjitha gjasave janë të vdekur. 

"Të paktën 20 persona u vranë në sulmin ndaj një shtëpie në lagjen Daraj", deklaroi zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmud Basal. 

Në një sulm tjetër në afërsi të qytetit jugor Rafa, janë vrarë të paktën 13 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. 

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga Hamasi, njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 135 palestinezë, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në luftë u rrit në 23.843. Gjatë kësaj, ministria njoftoi edhe se numri i përgjithshëm i të plagosurve në luftë tejkaloi 60.000. 

Izraeli thotë se Hamasi është përgjegjës për viktimat civile, sepse luftëtarët e tij i shfrytëzojnë ndërtesat civile dhe sulmojnë nga zonat urbane me popullsi të dendur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR