• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Durrës sekuestrohen mbi 250 mijë euro të padeklaruara

Në Durrës sekuestrohen mbi 250 mijë euro të padeklaruara

Tiranë, 23 shtator 2023 (MIA)- Mbi 250 mijë euro të padeklaruara dhe medikamente janë gjetur në një furgon në portin e Durrësit.

Furgoni vinte nga Italia dhe brenda saj mes medikamenteve u gjetën eurot të cilat ishin të vendosura në tufa të lidhura me llastiqe dhe të ndara në disa qese.  Në një qese prej letre shkruhej shuma 100 mijë euro. Nga ndarja e parave duket që ishin porosi për persona të ndryshëm dhe shoferi kishte qëllim futjen e tyre në Shqipëri pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

"Si rezultat i operacionit policor të koduar 'Fluksi 4', i zhvilluar nga shërbimet e Policisë kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi një 58 vjeçar banues në lagjen nr. 13, Durrës, i cili vinte nga Italia dhe kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi" informoi sot policia, njoftojnë mediat e atjeshme. 

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari do të hetohet për tre akuza “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Hetimet do i kalojnë Prokurorisë së Durrësit.

Foto: Policia e Shqipërisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR