• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Durrës sekuestrohen 500 mijë euro të padeklaruara

Në Durrës sekuestrohen 500 mijë euro të padeklaruara
Tiranë, 21 tetor 2022 (MIA)- Autoritetet shqiptare kanë sekuestruar 500 mijë euro të padeklaruara të fshehura në tavanin e një autobusi që kishte arritur me tragetin në relacionin Bari -Durrës. Policia ka arrestuar Elidon Çelën, pronar dhe drejtues i autobusit. "Nuk është hera e parë që kompania e transportit në pronësi të Elidon Çelës bëhet objekt i shkeljes së ligjit. Bëhet e ditur se kompania edhe më parë ka qenë nën hetime nga policia dhe janë zbuluar një shumë parash, por në një sasi më të vogël se ajo e sekuestruar sot", njofton abcneës.al. Për këtë arsye kompania ka qenë “nën vëzhgim për shkak të rrezikshmërisë së lartë”, ndërsa policia me ndihmën e skanerit ka arrit të gjente paratë e fshehura në pjesën e sipërme të autobusit. Paratë kanë qenë prej 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese plastmasi. Në portin më të madh shqiptar, ky nuk është rasti i parë i një tentative të zbuluar për të futur mjetet në shuma të ndryshme. Sasia më e lartë u zbulua në qershor të vitit 2018. Atëherë në një makinë të tipit “Tojota jaris”, pa targa janë zbuluar dhe marrë 1.5 milionë euro i cili arriti me tragetin që u nis nga Ankona. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR