• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në ditën e sotme, para 28 vjetëve, në Paris ishte nënshkruar Marrëveshja Paqësore e Dejtonit

Në ditën e sotme, para 28 vjetëve, në Paris ishte nënshkruar Marrëveshja Paqësore e Dejtonit

Paris, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Në ditën e sotme, para 28 viteve, në Paris ishte nënshkruar marrëveshja paqësore për Bosnjën e Hercegovinën, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit - Parisit.

Marrëveshjen e nënshkruan presidentët e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, Franjo Tuxhman nga Kroacia dhe presidenti i Presidencës së BeH, Alija Izetbegoviq.

Me atë dokument me të cilin ishte konfirmuar marrëveshja paqësore më parë e arritur më 21 nëntor në bazën amerikane ushtarake Rajt Peterson në qytetin Dejton, Ohajo, përfundoi lufta në Bosnjë e Hercegovinë. (1992-1995). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR