Në ditën e pestë të armëpushimit, Izraeli liroi 30 palestinezë, Hamasi 12 pengje
- Sonte, në ditën e pestë të armëpushimit të përkohshëm në luftën me Hamasin palestinez, Izraeli liroi 30 palestinezë që i mbante në burgje.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:51, 28 nëntor, 2023
Deir Al Balah, 28 nëntor 2023 (MIA) - Sonte, në ditën e pestë të armëpushimit të përkohshëm në luftën me Hamasin palestinez, Izraeli liroi 30 palestinezë që i mbante në burgje.
Paraprakisht, si pjesë e marrëveshjes, Hamasi liroi 12 pengje nga grupi që e mban në Rripin e Gazës nga 7 tetori.
Këmbimi është pjesë e armëpushimit rrjedhës mes dy palëve në konflikt dhe përderisa ndërmjetësit në Katar po tentojnë ta vazhdojnë armëpushimin edhe pas të mërkurës. Ndërprerja e parë klatërditore e zjarrit, që skadoi dje, u vazhdua edhe për dy ditë.
Armata izraelite sonte kumtoiu se në Egjipt arritën 12 pengjet e liriara nga Rripi i Gazës nga ana e Hamasit. Shtohet se bëhet fjalë për 10 izraelitë dhe 2 shtetas të tjerë.
Pengjet fillimisht do të shkojnë në spitalet në Izrael, ku do të takohen me të afërmit e tyre. ab/
foto: ЕPА