• e premte, 05 dhjetor 2025

Në dhjetë qytete, skrining falas dhe anonim me rastin e Ditës Botërore për luftë kundër hepatitit

Në dhjetë qytete, skrining falas dhe anonim me rastin e Ditës Botërore për luftë kundër hepatitit

Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Qendrën Hepar - Manastir dhe klinikat për gastroenterohepatologji dhe sëmundje infektive, me rastin e Ditës Botërore për Luftën kundër Hepatitit, sot do të fillojnë një fushatë të përbashkët kombëtare për skrining falas dhe anonim për Hepatit B, Hepatit C dhe HIV, si dhe elastografi për sëmundje kronike të mëlçisë.

Me këtë rast, nga ora 10:00 deri në 13:00, do të vendoset një njësi mobile në sheshin "Maqedonia" në Shkup, prej nga do të fillojë skriningu falas dhe anonim për zbulimin në kohë të sëmundjeve të mëlçisë. Fushata kombëtare do të realizohet në 10 qytete të vendit.

Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi për sëmundjet e mëlçisë, siç janë: kanceri i mëlçisë, yndyrëzimi i mëlçisë me origjinë alkoolike dhe joalkoolike, cirroza dhe sëmundjet e rralla të mëlçisë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, skrining falas sot nga ora 18:00–20:30 do të kryhet në Kumanovë. Më 30 korrik në Tetovë (10:00–12:30) dhe në Gostivar (18:00–20:30), më 01 gusht në Strugë (10:00 -12:30), në Ohër (18:00–20:30), më 04 gusht në Manastir (10:00–12:30) dhe në Prilep (18:00–20:30) dhe më 06 gusht në Shtip (10:00–12:30) dhe Gjevgjeli (18:00–20:30). mb/

Foto: Organizatorë të fushatës

QËNDRONI TË LIDHUR