• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Davos është ngritur kallëzim penal kundër presidentit izraelit, Isak Hercog

Në Davos është ngritur kallëzim penal  kundër presidentit izraelit, Isak Hercog

Davos, 19 janar 2024 (MIA) - Prokuroria zvicerriane sot theksoi se është ngritur kallëzim penal kundër presidentit izraelit, Isak Hercog gjatë kohës së Forumit ekonomik botëror në Davos, në kohë kur Izraeli akuzohet për krime lufte në Rripin e Gazës.

"Kallëzimi penal do të shqyrtohet sipas procedurës së zakonshme", kumtuan nga prokuroria shtetërore zvicerane, duke shtuar se do të kontaktojnë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës për të biseduar rreth çështjeve për imunitetin e Hercogut.

Nga Prokuroria nuk kanë njoftuar se kush e ka ngritur akuzën.

Zëdhënësit e qeverisë izraelite dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk u përgjigjën ndaj kërkesës për koment. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR