Në Bruksel takim Kallas- Mustafa
- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas sot në Bruksel është takuar me kryeministrin palestinez, Mohamed Mustafa.
- Post By Fami Bajrami
- 15:38, 17 janar, 2025
Bruksel, 17 janar 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas sot në Bruksel është takuar me kryeministrin palestinez, Mohamed Mustafa.
Ajo theksoi se janë duke u zhvilluar bisedime për rivendosjen e misionit monitorues të BE-së në Rafah për të siguruar stabilitet në kufirin me Egjiptin, pas marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve.
Kallas në rrjetin social Iks, vlerësoi se kjo marrëveshje mund të jetë një hap drejt paqes së qëndrueshme, por shtoi se “të gjithë e dimë se na presin sfida shumë të vështira”.
“Jemi të gatshëm të ndihmojmë me ndihmë humanitare, rikonstruim dhe rimëkëmbje”, ka thënë Kallas.
Foto: EPA