• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Britani të Madhe janë konfiskuar kriptovaluta prej 250 milionë dollarë

Në Britani të Madhe janë konfiskuar kriptovaluta prej 250 milionë dollarë
Londër, 13 korrik 2021 (MIA) – Policia britanike konfiskoi kriptovaluta në vlerë prej 180 milionë funtë (250 milionë dollarë amerikanë) si pjesë e hetimit për pastrim parash, që është deri më tani konfiskimi më i madh i këtij lloji në Britaninë e Madhe. “Konfiskimi i sotëm është edhe një ngjarje e rëndësishme në këtë hetim, i cili do të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm me qëllim që të zbulohet cila qendër qëndron pas aktiviteteve të dyshimta për pastrim parash”, deklaroi detektivi i policisë Xho Rajan. Ky konfiskim i madh vijon pasi më 24 qershor ishte bërë konfiskim i kriptovalutave prej 114 milionë funtë. Në aksionin është arrestuar gruaja 39-vjeçare nën dyshimin për vepër të kryer penale pastrim parash. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR