• e diel, 22 dhjetor 2024

Në bombardimin izraelit në Gazë humbën jetën 14 persona

Në bombardimin izraelit në Gazë humbën jetën 14 persona

 Gazë, 14 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës së kaluar, bënë të ditur sot autoritetet lokale palestineze.

Në sulmet është që goditur një shtëpi në të cilën ndodheshin 11 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Është qëlluar edhe një tendë në Kan Junis në të cilën ndidheshin palestinezë të zhvendosur. 

 Lufta në Rripin e Gazës ka filluar më 7 tetor të vitit të kaluar kur luftëtarët e grupit radikal palestinez Hamas filluan një sulm në territorin izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 250.

 Izraeli u përgjigj me sulme të forta në Rripin e Gazës, ku sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, jetën e kanë humbur jetën mbi 41.000.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR