• e diel, 22 dhjetor 2024

Në bombardimet në Herson humbi jetën një mjek, ndërsa një infermiere është plagosur

Në bombardimet në Herson humbi jetën një mjek, ndërsa një infermiere është plagosur

 Herson, 1 gusht 2023 (MIA) - Një mjek humbi jetën, ndërsa u plagos një infermiere nga bombardimet ruse të një institucioni shëndetësor në Herson, deklaroi shefi i administratës së qytetit, Roman Mroçko.

 "Është qëlluar një nga institucionet shëndetësore, humbi jetën një mjek i ri që ka punuar vetëm disa ditë, ndërsa është plagosur një infermiere për jetën e së cilës tani mjekët po luftojnë”, ka shkruar Mroçko në Telegram.

 Në mes të nëntorit të vitit të kaluar, forcat ruse u tërhoqën nga Hersoni, një qytet në Ukrainën jugore që e pushtuan në mars të vitit të kaluar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR