• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Berovë mëngjesin e sotëm më së ftohti -4 gradë

Në Berovë mëngjesin e sotëm më së ftohti -4 gradë

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më së ftohti është në Berovë, -4 gradë, ndërsa maksimalja 3 gradë u mat në Shkup-Zajçev Rid dhe Pretor.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), -1 gradë është matur në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 0 në Strumicë, Demir Kapi dhe Shtip, 1 në Shkup-Petrovec, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe 2 gradë në Manastir, Gjevgjeli, Veles, Prilep dhe Vinic.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Kriva Pallankë dhe Hanet e Mavrovës, 4 litra për metër katror, ​​3 në Shtip dhe Vinicë, 2 në Krushevë, 1 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Veles, Berovë dhe Kodrën e Diellit. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në disa vende në pjesët perëndimore kohëpakohe erë e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 15 gradë. 

Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR