• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Berlin do të mbahet takimi i parë për nga seria e takimeve të liderëve të BE-së kushtuar Agjendës strategjike

Në Berlin do të mbahet takimi i parë për nga seria e takimeve të liderëve të BE-së kushtuar Agjendës strategjike

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA)- Kancelari gjerman Olaf Sholc sonte në Berlin do të jetë nikoqir i darkës për liderët e BE-së dhe kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishel  ku do të diskutohet për agjendën strategjike të Unionit.

Diskutimi mbahet me iniciativën e Mishelit, i cili javën e kaluar u bëri ftesë liderëve të Unionit për pranimin e darkave ku do flitet për Agjendën strategjike dhe të ardhmen e BE-së.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, për nesër është paraparë darkë e tillë në Kopenhagë, kurse për të enjten në Zagreb.

"Me kënaqësi ju ftoj në darkë për të vazhduar me diskutimet tona për Agjendën strategjike dhe përparësitë për ciklin tjetër institucional, bazuar në shkëmbimin tonë të parë të frytshëm të pikëpamjeve në Granada.

Sipas Mishelit, çështjet kyçe për të cilat do duhet të bisedohet janë politikat dhe programet që duhet të përmirësohen për të forcuar pozicionin global të BE-së dhe në çfarë mënyre të bëhet ajo, si për reformat e Unionit në kontekstin e zgjerimit të së ardhmes së tij.

Në pjesën e financimit, ai konsideron se liderët duhet të fokusohen në buxhetin e përbashkët të BE-së dhe si të sigurohen fonde për të, me qëllim realizimin dhe mbështetjen e prioriteteve të përbashkëta.

Ai potencon se duke pasur parasysh të gjitha këto, liderët evropianë duhet të jenë të hapur, pragmatikë dhe real për ndryshimet dhe sfidat që e presin Unionin.

"Jam i sigurt se bashkë me sukses do të përballemi me to dhe do gjejmë mënyra për forcimin e mëtejshëm të unitetit tonë", potencoi Mishel në ftesën. ss/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR