Në Beograd sot mbahet protesta e pestë "Serbia kundër dhunës"
- Në Beograd, sot prej orës 18:00 para Kuvendit të Serbisë do të mbahet protesta e pestë "Serbia kundër dhunës", saktë një muaj pasi që një 13-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe rojen e shkollës fillore "Vlladisllav Ribnikar" në kryeqytetin serb.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:57, 3 qershor, 2023
Beograd, 3 qershor 2023 (MIA) - Në Beograd, sot prej orës 18:00 para Kuvendit të Serbisë do të mbahet protesta e pestë "Serbia kundër dhunës", saktë një muaj pasi që një 13-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe rojen e shkollës fillore "Vlladisllav Ribnikar" në kryeqytetin serb.
Shefi i grupit të deputetëve të partisë popullore, Mirosllav Aleksiq u bëri thirrje qytetarëve të sjellin lule në protestë, të cilat do t'i vendosin në ndërtesën e Presidencës.
Kërkesat e protestës janë shkarkimi i Këshillit të Trupit rregulaltor për mediume elektronike dhe kryesia e RTS-së, mbyllja e mediumeve të shtypura, heqja e programeve dhe frekuencat nacionale të atyre mediumeve të cilat promovojnë dhunë, si dhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq dhe drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, lajmëroi Beta.
Protesta fillimisht ishte paralajmëruar për dje, por u zhvendos për sot, mes tjerash, sepse disa organizata djathtiste paralajmëruan njëkohësisht tubim në qendër të Beogradit për shkak të situatës në Kosovë.
Ato organizata gjithashtu e zhvendosën tubimin për sot. ab/