Në Beograd janë dëmtuar tre automjete nga shpërthimi i një bombe
- Tre automjete janë dëmtuar sot në mëngjes gjatë hedhjes së një bombe në lagjen Zvezdara të Beogradit, ndërsa sipas informatave fillestare nuk ka të lënduar, lajmëroi Beta.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:26, 3 qershor, 2023

Beograd, 3 qershor 2023 (MIA) - Tre automjete janë dëmtuar sot në mëngjes gjatë hedhjes së një bombe në lagjen Zvezdara të Beogradit, ndërsa sipas informatave fillestare nuk ka të lënduar, lajmëroi Beta.
Bomba u hodh nga një person i panjohur nga automjeti në lëvizje.
Policia kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes, pas çka do të dihen më shumë informata. ab/