• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Beograd dhjetëra mijëra qytetarë për të tretën herë në protestë "Serbia kundër dhunës"

Në Beograd dhjetëra mijëra qytetarë për të tretën herë në protestë

Beograd, 19 maj 2023 (MIA) - Në Beograd, në orën 18 siç paralajmëruan nga opozita proevropiane për të tretën herë po mbahen protesta masive me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve të cilat po mbahen me rastin e vrasjeve masive në Serbi, me sloganin “Serbia kundër dhunës”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Protesta zhvillohet në një atmosferë paqësore, ka më shumë qytetarë se në dy protestat e mëparshme dhe sipas organizatorëve kjo është protesta më masive gjatë viteve të fundit.

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Zoran Lutovac deklaroi se qytetarët gjatë protestës së sontme tregojnë se nuk duan t'i zbehin kërkesat e tyre që u theksuan pas dy tragjedive masive.

Lutovac në protestë tha se kërkesat janë të qarta dhe siç tha ai, "e thërrasin qeverinë për përgjegjësi".

"Nuk mund të votohet për kërkesat, ato duhet të përmbushen", tha Lutovac.

Deputetja dhe zëvendëskryetarja e Partisë Demokratike, Dragana Rakiq, madje gjatë marshit protestues deklaroi për N1 se të gjitha kërkesat e opozitës duhet të zëvendësohen vetëm me një – dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Gjithçka është e mundur nëse jemi kështu mjaftueshëm dhe nëse jemi këmbëngulës”, ka thënë Rakiq.

 

QËNDRONI TË LIDHUR