Në Beograd është arrestuar Sait Saitov, i dyshuar për përplasje me veturë të një gruaje në Shkup
- Në Beograd është arrestuar Sait Saitov, i dyshuar për përplasjen e një gruaje në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Në Beograd është arrestuar Sait Saitov, i dyshuar për përplasjen e një gruaje në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Dje, nga ana e shërbimeve kompetente në Serbi, jemi informuar se Sait Saitov nga Shkupi, i cili kërkohet me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, është ndaluar në Beograd me dyshimin për kryerjen e krimeve të rënda "kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik" dhe "mosdhënie ndihme një personi të lënduar në një aksident trafiku", për një ngjarje kriminale që ndodhi në Shkup më 9 janar", thuhet në komunikatë.
Saitovit i është dhënë urdhër për ekstradim.
"Është duke u zhvilluar procedurë midis Ministrive të Drejtësisë të të dy vendeve, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoni dhe sjelljen e tij para drejtësisë dhe sanksionimin e tij përkatës", informoi MPB-ja. mb/
Foto: faqja e Fejsbukut të MPB-së