• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Në Belfast fillon samiti i Ballkanit Perëndimor

Në Belfast fillon samiti i Ballkanit Perëndimor

Belfast, 9 tetor 2025 (MIA) - Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Ivet Kuper do të jetë nikoqire e aleatëve evropianë që do të diskutojnë për krimin e lidhur me migracionin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa qeveria britanike po kërkon mënyra për të kufizuar rritjen e kalimeve të paligjshme me varka të vogla përmes Lamanshit.  

Siç raporton DPA, Britania e Madhe do të premtoj mbështetje financiare për forcimin e sigurisë kufitare dhe trajnimin e forcave të sigurisë në Kosovë, si dhe ndihmë për forcimin e mbrojtjes kibernetike kundër kërcënimeve nga ndërhyrja ruse në rajon. 

Ministrja britanike do të takohet me partnerët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe me aleatë evropian nga Franca, Gjermania dhe Italia. 

Takimi do të mbahet në kështjellën Hilsboro, i njohur si vendi ku është nënshkruar Marrëveshja e Belfastikut (Marrëveshja nga e Prmetja e Madhe). Aty, Kuper do të shpallë 4 milion funta (rreth 5,3 milion dollarë) për luftën kundër kërcënimeve ruse të drejtuara drejt "destabilizimit të rajonit" dhe "nxitjes së tensioneve etnike", njoftoi Ministria e Jashtme britanike.

Para takimit, Kuper do të njoftojë edhe një investim prej 10 milion funtave për programe të fokusuara në parandalimin e kontrabandës së njerëzve në Ballkanin Perëndimor dhe rajone të tjera kyçe.  

Në të njëjtën kohë, një pjesë e stafit të Ministrisë së Jashtme do të ridrejtohet për t'u përqendruar më shumë në çështjet e migracionit, përfshirë negociatat me vende të tjera për kthimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Brtianinë e Madhe. 

Takimi i ministrave të Punëve të Jashmte në Belfast është pjesë e kryesimit të Britanisë së Madhe me Procesin e Berlinit në vitin 2025. qa/

Foto: Kështjella Hlisboro në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR