Në Barcelonë evakuohet stacioni qendror i metros për shkak të një gjësendi të dyshimtë
- Policia sot kumtoi se ka urdhëruar evakuimin e stacionit qendror të metros në Barcelonë, Plaza Katalonja për shkak të një gjësendi të dyshimtë.

Madrid, 27 qershor 2023 (MIA) - Policia sot kumtoi se ka urdhëruar evakuimin e stacionit qendror të metros në Barcelonë, Plaza Katalonja për shkak të një gjësendi të dyshimtë.
Një përfaqësues i policisë së rajonit autonom spanjoll Katalonja deklaroi se një roje ka dëgjuar një tingull rrahjeje në një shportë mbeturinash dhe kabllo, për shka është mbyllur stacioni i metros dhe janë sistemuar deminues.
Jemi duke punuar në stacionin e metros Plaza Katalonja pasi kemi marrë denoncim për një gjësend të dyshimtë. Specialistët tanë janë duke i bërë verifikimet e nevojshme që të garantohet siguria në vendin e ngjarjes, publikoi policia në Tuiter.
foto: Arkivi i MIA-s