• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Australi pesë persona humbën jetën pasi makina përplaset në një pab

Në Australi pesë persona humbën jetën pasi makina përplaset në një pab

Melburn, 6 nëntor 2023 (MIA) - Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe shoferin kur një makinë është përplasur në një pab në qytetin Dejlesford të Australisë, kumtoi sot policia.

Një i ri, dy burra të moshës 30-vjeç dhe një grua rreth 40-vjeçe vdiqën në vendngjarje, ndërsa një adoleshente vdiq në spitalin e Melburnit, ku u transportua me helikopter pas fatkeqësisë.

Shoferi 66-vjeçar i BMV-së është dërguar në spital pasi me makinën e tij u përplas me një pab të mbushur me njerëz në hotelin Rojal në qytetin e Dejlesfordit, në veriperëndim të Melburnit. Ai ka marrë lëndime të lehta, ndërsa policia thotë se do të merret në pyetje pasi të dalë nga spitali ku është nën mbikëqyrje të policisë. Analiza e tij e alkotestit ka rezultuar negativ, ndërsa i është bërë edhe analizë e gjakut për substanca të tjera, kumton policia.

Hetuesit policorë po përpiqen të vërtetojnë se si makina ka ardhur deri aty dhe është përplasur në tarracën e lokalit.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR