• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Arabinë Saudite filloi samiti paqësor për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë

Në Arabinë Saudite filloi samiti paqësor për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë

Riad, 5 gusht 2023 (MIA) – Përfaqësues të lartë të rreth 40 vendeve, përfshirë edhe SHBA-në, Kinën dhe Indinë sot në qytetin saudit Xheda kanë filluar negociata të cilat, siç shpresojnë Kievi dhe aleatët e tij ukrainas duhet të rezultojnë me marrëveshje mbi parimet kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Takimi dyditor është pjesë e përpjekjeve diplomatike të Ukrainës për të prekur tek vendet në "jugun global" që nuk duan të marrin anën në konflikt edhe pse ai ndikon në ekonominë globale.

Nuk është ende e qartë nëse takimi do të rezultojë me një deklaratë të përbashkët.

Në takimin në Xheda nuk mori pjesë asnjë përfaqësues rus, por Kremlini paralajmëroi se me kujdes do të ndjek bisedimet.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se shpreson që takimi në Xheda do të rezultojë me një samit paqësor në të cilin do të mbështetet plani i tij. Kievi kërkon që Rusia të kthejë të gjithë territorin ukrainas dhe të tërheqë ushtrinë e saj nga Ukraina.

Përfaqësuesit ukrainas, rusë dhe ndërkombëtarë pajtohen se për momentin nuk ka asnjë parashikim për inicimin e negociatave të drejtpërdrejta paqësore midis Kievit dhe Moskës.

Sipas diplomatëve perëndimorë eksportuesi më i madh i naftës në botë, Arabia Saudite e cila është në kontakt me të dyja palët që nga invazioni rus i Ukrainës në shkurt 2022, ka luajtur një rol të rëndësishëm duke ftuar vendet që nuk morën pjesë në takimet e mëparshme.

Kina, e cila nuk mori pjesë në raundin e mëparshëm të negociatave në Kopenhagë e dërgoi të dërguarin e posaçëm për çështjet euroaziatike Li Hui në takimin në Xheda. Edhe Kina ka mbajtur lidhje të ngushta ekonomike dhe diplomatike me Rusinë që nga fillimi i konfliktit, ndërsa refuzoi thirrjet nga komuniteti ndërkombëtar për të dënuar publikisht Moskën.

Në bisedimet ka arrit edhe këshilltari indian për Siguri kombëtare, Shri Axhit Doval. India si edhe Kina mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe refuzon të dënojë Moskën për invazionin e Ukrainës. Në të njëjtën kohë, autoritetet indiane rritën importin e naftës ruse.

Është planifikuar që të ketë tre orë fjalime nga pjesëmarrësit, më pas dy orë diskutim me dyer të mbyllura dhe më pas një darkë zyrtare. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR