• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në aksidentin hekurudhor në Itali janë lënduar të paktën 17 persona

Në aksidentin hekurudhor në Itali janë lënduar të paktën 17 persona

Romë, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën 17 persona janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në afërsi të qyteti Faenca të Italisë. Shumica janë të lënduar më lehtë, njofton agjencia e lajmeve ANSA, duke iu referuar shërbimeve të shpëtimit në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta në pjesën e hekurudhës midis qyteteve të Bolonjës dhe Romës, në zonën veriore italiane Emilija Romanja.

Arsyeja e përplasjeve deri më tani ende nuk dihet. Sipas rikonstruktimit fillestar të ngjarjes, dy trenat po lëviznin në drejtim të veriut, siç raporton agjencia italiane ANSA. Njëri tren ka goditur në tjetrin nga pas. rq/

Foto: Shërbimet kundër zjarreve në Itali

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR