• e diel, 22 dhjetor 2024

Në aksidentin e trafikut në Shqipëri jetën e ka humbur një fëmijë tetë vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Në aksidentin e trafikut në Shqipëri jetën e ka humbur një fëmijë tetë vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Tiranë, 17 qershor 2023 (MIA) - Në një aksident të rëndë trafiku që pasditen e sotme ndodhi në Shqipëri, jetën e ka humbur një fëmijë tetë vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ndërsa pesë persona janë lënduar.

"Aksidenti i trafikut ka ndodhur në rrugën Elbasan-Peqin. Në aksidentin janë përfshirë një makinë e tipit 'golf' me targa të Gostivarit drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut T.B, i cili ka lëvizur nga Elbasani për në Peqin si dhe një makinë e drejtuar nga personi A.H., banor i qytetit të Kavajës", njoftojnë mediat.

Duke u thirrur në burime policore, mediat bëjnë të ditur se T.B. ka humbur kontrollin e automjetit, ka goditur në automjetin tjetër dhe ka përfunduar përskaj rrugës.

Në aksidentin lëndime ka marrë nëna e fëmijës së ndjerë T.B. dhe vajza e saj 11-vjeçare, si dhe A.H. dhe dy persona që kanë qenë në makinën e tij. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit dhe sipas informacioneve të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit ka qenë rruga e lagësht dhe shpejtësia e papërshtatshme e lëvizjes së automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut. Sipas mediave, vendi ku ka ndodhur aksidenti është një nga pikat e zeza në këtë segment rrugor.

Foto: Policia e Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR