• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Afrikë për shkak të rezultateve të dobëta është ndaluar testimi i vaksinës HIV 

Në Afrikë për shkak të rezultateve të dobëta është ndaluar testimi i vaksinës HIV 

Kampala,7 dhjetor 2023 (MIA) - Ekzaminimet e vaksinës eksperimentale për HIV në Ugandë, Tanzani dhe Afrikën e Jugut janë ndërprerë pasi të dhënat paraprake treguan se vaksina nuk do të ishte efektive në parandalimin e infeksionit, deklaroi sot hetuesi i programit.

Kjo shtë goditja e fundit ndaj përpjekjeve për të gjetur një vaksinë efektive kundër virusit, i cili deri më tani ka vrarë 40 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa 39 milionë të tjerë jetojnë me HIV, shumica prej tyre në Afrikë.

Ekzaminimi i vaksinës si pjesë e një nisme më të gjerëtë quajtur PrEPVacc, filloi në dhjetor të vitit 2020 me 1,512 njerëz të shëndetshme të moshës 18-40 vjeç dhe është dashur të perfundojë në vitin 2024. si/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR