• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Afganistan sërish janë në funksion interneti dhe shërbimet celulare

Në Afganistan sërish janë në funksion interneti dhe shërbimet celulare

Kabull, 1 tetor 2025 (MIA) - Pas ndërprerjes pothuajse treditëshe që ishte urdhëruar nga qeveria e talebanëve prej sot në të gjithë Afganistanin janë rikthyer interneti optik dhe shërbimet celulare.

Interneti optik dhe sinjali telefonik janë rikthyer në kryeqytetin e Kabulit, si dhe në provincat Host në lindje, Kandahar në jug dhe Herat në perëndim të vendit.

Paraprakisht sot talebanët mohuan se interneti dhe sinjali telefonik celular janë ndërprerë në vend, duke sqaruar se po zhvillohet zëvendësimi i kabllove optike të vjetruara.

Disa provinca në Afganistan muajin e kaluar konfirmuan se u është bllokuar interneti optik për shkak të dekretit të udhëheqësit të talebanëve, Hibatula Ahunxhada, i cili pretendon se me masën e tillë qeveria lufton kundër amoralitetit në vend.

Kombet e Bashkuara (KB) dje i bënë thirrje qeverisë së talebanëve menjëherë ta kthejnë qasjen në internet dhe telekomunikime. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR