• e diel, 22 dhjetor 2024

Mustafa: SHBA-ja dhe BE-ja nuk do ta lejojnë Kurtin të tërhiqet pa zbatuar marrëveshjet me Serbinë

Mustafa: SHBA-ja dhe BE-ja nuk do ta lejojnë Kurtin të tërhiqet pa zbatuar marrëveshjet me Serbinë

Prishtinë, 11 gusht 2023 (MIA) - Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se nuk pret që në dhjetë vitet e ardhshme të arrihet një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një prononcim të sotëm për portalin "Gazeta Blic", Mustafa ka vlerësuar se pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Kosovës është papërgjegjshmëria e qeverisë aktuale të Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, Kosova tani është shndërruar në problem të sigurisë ndërkombëtare.

"Ndërkaq as në horizont dhjetëvjeçar nuk shoh marrëveshjen përfundimtare. Krejt për shkak të papërgjegjësisë së këtij pushteti. Askush, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Evropian, as Mbretëria e Bashkuar s'flasin për te as për njohje reciproke. Kosova tani është shndërruar në problem të sigurisë", u shpreh Mustafa.

Ish kryeministri dhe ish lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tani në opozitë, beson se edhe nëse Kurti dëshiron të japë dorëheqjen dhe të mos zbatojë marrëveshjet me Serbinë, ai nuk do të lejohet nga komuniteti ndërkombëtar.

"Nuk është fjala vetëm për masat e deeskalimit të gjendjes në veri, por për përmbushjen e marrëveshjeve të cilat i ka pranuar Kurti në emër të Kosovës. Sa po duket, edhe nëse Kurti  do të donte të japë dorëheqje dhe të mos i zbatonte marrëveshjet, këtë nuk do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar, pa filluar ai implementimin e marrëveshjeve, me kundërshtimin e të cilave ka ardhur në pushtet", tha Mustafa.  ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR