• e diel, 22 dhjetor 2024

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake në kufirin me Kosovën

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake në kufirin me Kosovën

Prishtinë, 2 tetor 2023 (MIA) - Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, deklaroi se situata e sigurisë në veri të vendit është e brishtë, derisa Serbia ndërton baza në zonën e Izvorit në afërsi të kufirit me Kosovën, njofton korrespondenti MIA-s nga Prishtina. 

Musliu, e cila është kryetare e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), në fjalimin drejtuar mediave pas seancës së sotme të komisionit, tha se AKI-ja ka vërejtur prani të shtuar të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.

"Dua të theksoj me bindje të plotë se AKI-ja së bashku me policinë ishin në krye të detyrës dhe e kryen atë në mënyrë perfekte dhe në kohë. Siç e dini, Serbia kishte pretendime territoriale dhe pretendime për të ruajtur krizën në favor të interesave të Rusisë. Diçka e re që morëm nga AKI-ja është prania e shtuar e ushtrisë serbe në kufi dhe se afër Izvorit po ndërtohet bazë ushtarake", deklaroi Musliu. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR