Musar në KB: Duhet ta ndalojmë gjenocidin në Gaza
- Presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar bëri thirrje për ndërprerje të gjenicidit në Gaza gjatë fjalimit të saj para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
- Post By Sara Ademi
- 11:46, 25 shtator, 2025
Nju-Jork, 25 shtator 2025 (MIA) - Presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar bëri thirrje për ndërprerje të gjenicidit në Gaza gjatë fjalimit të saj para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
"Për të mirën e gjeneratave të ardhshme, për ta plotësuar përgjegjësinë tonë si qenie njerëzore, për t'u siguruar që jemi në anën e duhur të historisë, duhet ta bëjmë të vërtetën. Ne nuk e ndaluam Holokaustin. Ne nuk e ndalëm gjenicidin në Ruanda. Ne nuk e ndalëm gjenocidin në Srebrenicë. Duhet ta ndalim gjenocidin në Gaza. Nuk ka më justifikime", tha Pirc Musar.
Ajo theksoi se Konventa për gjenocid tani është në rrezik të bëhet një "relikte e së kaluarës", duke theksuar se shtetet individuale e paraqesin Gjykatën Ndërkombëtare Penale me "sfidën më të madhe deri tani", duke përkujtuar në "sanksionet" dhe "frikën" me të cilën përballen gjyqtarët dhe prokurorët e tij.
"Si shtete që i sanksionojnë për t'i mbrojtur autorët e dyshuar të krimeve se sa të përballen me të vërtetë dhe të ndihmojnë në zbatimin e drejtësisë", shtoi ajo.
Ajo, gjithashtu, pyeti se si do t'u shpjegojë fëmijëve të saj se në "normalitetin e ri" forcat mund të marrin ç'farë të duan, të vrasin pa u ndëshkuar, të bëjnë luftëra dhe ta shkelin të drejtën ndërkombëtare vetëm sepse munden.
"Këshilli i sigurimit, i menduar si vetë shtylla e sigurisë kolektive, nuk arrin t'i plotësojë pritjet e botës", theksoi Pirc Musar, duke i'u referuar reformës së Këshillit të Sigurimit.
Duke theksuar nevojën për të luftuar për dinjitetin njerëzor, ajo gjithashtu foli për faktin se uria përdoret ende si armë.
"Çdo ditë marrim raportime për gra dhe fëmijë që vdesin urie sepse ata shënohen si objektiva legjitime, si armiq. Sa mizore është kjo, sa çnjerëzore është kjo? Zonja dhe zotërinj, nuk duhet ta lejojmë që kjo të ndodhë përsëri", theksoi ajo.
Ajo kujtoi se brezat do të na gjykojnë nga mënyra se si i trajtojmë planetin dhe njerëzit, duke thënë se nuk duhet t'i dorëzohemi një bote ku sundon vetëm forca.
"Nëse ne, udhëheqësit e këtij planeti, nuk mund t'u ofrojmë asgjë tjetër përveç terrorit, konfliktit, ndotjes, frikës, pabarazisë dhe luftës tetë miliardë njerëzve, atëherë duhet të përballemi me të vërtetën: ne jemi bashkëfajtor në krime kundër qytetërimit tonë dhe planetit tonë", përfundoi Pirc Musar. sa/
foto: EPA