Murtezani: Ne jemi shembulli më i mirë i rezistencës dhe këmbënguljes në arritjen e qëllimit tonë përfundimtar - anëtarësimi në BE
- Zgjerimi i BE-së është më shumë se vetë zgjerimi i kufijve, është zgjerim i perspektivave dhe fateve të përbashkëta të qytetarëve, prandaj vendi mbetet i palëkundur në kultivimin e dialogut social, përforcimin e shoqërisë civile dhe investimin e të rinjve, deklaroi sot në Brukseë ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
Bruksel, 17 korrik 2025 (MIA) - Zgjerimi i BE-së është më shumë se vetë zgjerimi i kufijve, është zgjerim i perspektivave dhe fateve të përbashkëta të qytetarëve, prandaj vendi mbetet i palëkundur në kultivimin e dialogut social, përforcimin e shoqërisë civile dhe investimin e të rinjve, deklaroi sot në Bruksel ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
Në fjalimin në Forumin për zgjerim ët quajtur "Ndërtim i të ardhmes inkluzive në BE të zgjeruar: Roli i dialogut social, shoqëria civile dhe përfshirja e të rinjve", Murtezani theksoi se në të gjitha këto angazhime vendi nuk shikon sikur në detyrime, por sikur në parime të një Evrope vërtet inkluzive dhe demokratike, në të cilën dialogu i formon politikat.
"Kuptohet se nuk është e lehtë që të pritet 20 vite dhe në pjesën më të madhe të kësaj periudhe si kryesues i integrimit evropian, por kuptohet rasti me Maqedoninë e Veriut është shembulli më i mirë për rezistencë në arritjen e qëllimit tonë përfundimtar", tha Murtezani.
Ai shtoi se edhe në kushte të këtilla, pas 20 viteve në vend ende ka 65 deri në 70 për qind mbështetje për integrimin evropian, që tregon se qyetarët e Maqedonisë ende janë të bindur se nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE.
"Siç e dini, Ballkani Perëndimor madje edhe gjeografikisht është pjesë e Evropës dhe mund të them oborr i prapmë Evropës, i cili është po aq i rëndësishëm sikur edhe oborri i përparmë, sepse parapakisht kemi parë se ai mund të përdoret lehtë për eksperimente të rrezikshme gjeopolitike", tha Murtezani.
Sipas tij, nëse qytetarët nuk shohin rezultate të prekshme në procesin e anëtarësimit, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë të rritet mbështetja e tyre për anëtarësim, prandaj është e nevojshme t'i informojmë ata për përfitimet e zgjerimit edhe para anëtarësimit.
"Një nga mësimet që kemi nxjerrë në integrimin tonë është se reformat bëhen padyshim më të qëndrueshme nëse keni një ndjenjë qëllimi të përbashkët”, tha Murtezani.
Ai shtoi se e sheh Bashkimin Evropian si një histori të gjallë, një histori që u sjell shpresë brezave të rinj, si dhe se zgjerimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me gjeografinë dhe politikën, por edhe një mundësi për të realizuar ëndrrat, ambiciet e përbashkëta dhe qëllimin tonë kolektiv.
Murtezani theksoi se vendi e kupton rolin e shoqërisë civile në procesin e zgjerimit dhe se dialogu social nuk është vetëm një mekanizëm mbështetës, por është themeli i të gjithë demokracisë.
Ai thekson se Qeveria ka krijuar partneritete strukturore me shumë organizata të shoqërisë civile për ta bërë procesin e anëtarësimit më transparent dhe gjithëpërfshirës, dhe se shumë OJQ janë pjesë e Komitetit për monitorimin e zbatimit të Planit të rritjes.
"Qeveria jonë kohët e fundit miratoi një strategji të dedikuar bashkëpunimit dhe zhvillimit, për të demonstruar se shoqëria civile përqafohet nga parimet e përfshirjes, llogaridhënies dhe hapjes. Vizioni i tij është absolutisht i qartë - një sektor civil profesional dhe i pavarur, plotësisht i integruar si partner në hartimin e politikave, një sektor që pasqyron aspiratat e shoqërisë dhe pasqyron interesat e qytetarëve", theksoi Murtezani.
Murtezani falënderoi organizatorin e tubimit, Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), dhe veçanërisht kryetarin e tij Oliver Roepke, sepse ky është institucioni i parë i BE-së që përfshin vendet kandidate për anëtarësim, si një hap shumë i rëndësishëm drejt integrimit të tyre gradual në Union. mb/
Foto: MIA