• e diel, 22 dhjetor 2024

Murinjo: Nuk kam arritur t'i zgjidh problemet në Mançester Junajted

Murinjo: Nuk kam arritur t'i zgjidh problemet në Mançester Junajted

Mançester,15 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri portugez, Zhoze Murinjo ka pranuar se nuk ka arritur në përpjekjet që t'i zgjidh "problemet e thella" në Mançester Junajted.

Murinjo i ka drejtuar "djajt e kuq" në periudhën nga viti 2016 deri në 2018 

"A blini mobilje të reja para se të pastroni shtëpinë? Më është dashur të pastroj më shumë sesa të blej gjëra të reja. Nuk e kemi pastruar siç kemi dashur. Doja ta bëja që në sezonin e dytë, por nuk ia dolëm për arsye të ndryshme", deklaroi Murinjo në një intervistë me ish-lojtarin e "djajve të kuq", Rio Ferdinand.

Portugezi nuk emërtoi askënd, por në atë periudhë një nga problemet e tij ka qenë me Pol Pogban

Eksperti, i cili është pushuar nga Roma në janar, bën shaka se megjithatë mund të kurorëzohet për kampion në vitin 2018, kur ekipi i tij përfundoi në vendin e dytë, 19 pika prapa Mançester Siti. Kundër "qytetarëve" zhvillohen hetime për shkelje financiare në atë periudhë, ndërsa kundër tyre ka 15 denoncime

"Nëse Mançester Siti shpallet fajtor për shkeljen e “fer plejit" financiar, ata mund të humbasin disa pikë. Të gjitha shakatë mënjanë, ne bëmë gjithçka që mundëm", tha ai.

Në intervistë, Murinjo zbuloi gjithashtu se kishte një ofertë për të marrë kombëtaren e Anglisë, por e refuzoi. Kjo ndodhi në vitin 2007 përpara se Fabio Kapelo të emërohej në këtë post. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR