• e enjte, 26 dhjetor 2024

Municion i pashpërthyer i mbetur nga stërvitjet në Krivollak, arsyeja pse nuk po shuhet zjarri nga toka

Municion i pashpërthyer i mbetur nga stërvitjet në Krivollak, arsyeja pse nuk po shuhet zjarri nga toka
Negotinë, 25 korrik 2022 (MIA) – Terreni i vështirë dhe rreziku i mundshëm të shpërthejë municion i pashpërthyer, me mundësi të ketë mbetur madje nga stërvitjet e mëparshme, është arsyeja pse nuk mund të ketë qasje në shuarjen e zjarrit nga toka, deklaroi sonte për MIA-n, mr. Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). “Nga komandanti i poligonit jemi të informuar se ka një ekip mobil nga poligoni Krivollak që monitoron zjarrin. Përmes Qendrës për Menaxhim me Kriza nuk kanë kërkuar angazhim as të helikopterit apo forcave shtesë. Ndryshe, helikopterët kanë një temperaturë fluturimi pune që nuk lejon të fluturojnë në temperatura të larta të jashtme mbi 38 gradë, ndërsa nuk fluturojnë gjatë natës për shkaqe sigurie. Kjo nënkupton se në temperatura të larta jashtë gjatë motit të nxehtë po dhe gjatë natës, nuk intervenohet me helikopterët e armatës”, thekson Bojarovski. Ai është decid se zjarri ende nuk është shuar, por nuk ka ndonjë kërcënim për zonat e banuara.  

QËNDRONI TË LIDHUR